Abdixhiku – Qeverisë: Heqja e TVSH-së për produkte elementare s’dëmton buxhetin e vendit

LDK-ja kërkon heqjen e TVSH-së për produktet elementare për qytetarët e Kosovës. Sipas kryetarit të LDK-së, ky propozim nga ana e tyre është që nga marsi i këtij viti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se inflacioni për produktet ushqimore po i dëmton qytetarët.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, duke thënë se heqja e TVSH-së për produkte elementare nuk dëmton buxhetin e Kosovës.

“Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë”.

Sipas tij, çmimi i produkteve esenciale në Kosovë në njëzet muajt e fundit është rritur plot 50 për qind.

“Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50 për qind në njëzet muajt e fundit”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka shkruar se çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot.

“Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, ai ka thënë se ky propozim i LDK-së është që nga marsi i vitit 2022.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika