Hoti-Qeverisë: Mos e rrezikoni mbështetjen e ShBA-së, ndryshe do të mbeteni si regjimi i Enver Hoxhës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos rrezikojë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se nëse ndodh kjo, "do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova në koordinim me Shtëpinë e Bardhë gjithmonë ka pasur benefite.

Sipas tij, ka ndodhur njohja nga Izraeli, demarkacioni, mbështetja për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave, mbështetja nga MCC për gaz dhe energji.

Po ashtu, ai ka thënë se është nënshkruar marrëveshja për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane dhe se është nënshkruar marrëveshja për teknologji 5G të sigurt.

“E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke”, ka vijuar Hoti në Facebook.

Ai ka kërkuar që të mos rrezikohet mbështetja nga ShBA-ja, duke shtuar se nëse ndodh kjo, “do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës”.

Sipas Hotit, populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdojë, sepse siç thotë ai, nëse ndodh kjo, atëherë Qeveria në pushtet duhet të lirojë zyrat dhe të dorëzojë mandatin te ata që e ruajnë miqësinë me ShBA-në.

“Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

 

 





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika