Janjiq: Sot e kuptova seriozitetin e situatës, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

Mos sigurimi i pjesëmarrjes së numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit, në forumin e organizuar nga Dushan Janjiq, “Dialogu diplomatik”, për organizatorin dërgon mesazh të keq për vetë serbët. Tutje ai ka treguar se deklarata e  Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ngjarja me Bislimin kanë qenë indikatorë se ekziston rreziku për një luftë të re

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

 





Dushan Janjiq i cili është drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, kishte organizuar një konferencë me titull “Dialogu diplomatik” në Beograd, ku ndër të ftuarit ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi. Janjiq ka komentuar situatën e moslejimit të pjesëmarrjes së Bislimit nga ana e autoriteteve serbe.

Sipas Janjiqit, ai të enjten e 27 tetorit e ka kuptuar se situata është e tensionuar sa që mund të shkojë drejtë luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë e kanë bindur dy ngjarje.

“Sot e kam kuptuar se sa serioze është situata dhe se duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes. Në këtë konstatim më kanë çuar dy gjëra: vizita e Bislimit dhe deklarata e Vuçiqit”, ka thënë Janjiq.

Më tej ai ka thënë se “Si një aparat i shtrenjtë shtetëror nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut, që ka ardhur të flasë për perspektiven evropiane të rajonit”, ka deklaruar Janjiq për mediumin serb Danas, transmeton Portali Dukagjini.

Për këtë, Janjiq, ka thënë se kjo dërgon mesazh të keq për vetë serbët.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika