Sveçla viziton stacionet policore në veri: Të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përmbushur me përkushtim detyrat zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë të dielën në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak, dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Ai ka thënë se gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

May be an image of 3 people and outdoors

Ndryshe, të dielën, Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të Mitrovicës, në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe në ora 12:00.

“Referuar informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe paralajmërimeve për mbajtjen e një proteste/tubimi sot në ora 12:00, Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike, përmes protestave paqësore, sipas detyrës zyrtare, ka bërë planifikimet e saja operacionale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, thuhet se përmes planit operacional, Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për t’u siguruar se mbarëvajtja e protestës apo tubimit të kalojë e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Kosovës.

Policia e Kosovës fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë, dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Policia e Kosovës përgatitet për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga serbët në veri

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika