Mehaj për lajmin e dorëheqjes së 10 pjesëtarëve serbë të FSK-së: Është dezinformatë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar lidhur me dorëzimin e dorëheqjes së 10 pjesëtarëve serbè të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Mehaj ka thënë se një gjë e tillë është dezinformatë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar në rrjetin social Facebook, lidhur me dorëzimin e dorëheqjes së 10 pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të cilin, ka shkruar një medium serb dhe kanë cituar mediat vendore.

Sipas Mehaj, nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serbë të FSK-së.

“Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, Mehaj ka thënë se deklarimet e tilla janë tendencë e Beogradit, për të nxitur largimin e pjesëtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serbë të FSK-ës janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane”, ka thënë, ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjersa ka theksuar se nuk pritet që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, mirëpo sipas tij, Kosova nuk do të dorëzohet para presioneve të tilla.

Tutje, Mehaj ka thënë se Kosova është shtet multietnik dhe e ka vlerësuar punën e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut. Kosova është shtet multietnik, dhe Ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe jetës së çdo qytetari pa dallim etnie”, ka shkruar Mehaj.

Ndërkaq, Mehaj ka thënë se së bashku do të vazhdojmë rrugëtimin për anëtarësim në BE dhe në NATO.

“Bashkë do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka përfunduar Mehaj.

 

 

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika