Haradinaj pas sulmit në Stamboll: Lutemi për viktimat dhe të lënduarit, qëndrojmë pranë Turqisë

Pas sulmit të ndodhur në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe 53 të tjerë u plagosën, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa është shprehur i tronditur për rastin, ka thënë se “qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga shpërthimi i së dielës në Taksim të Stambollit.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se aktet e tilla kujtojnë se të gjithë duhet të jenë të zëshëm kundër dhunës dhe terrorit.

“Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.

Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka thënë se vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin e ndodhur të dielën e 13 nëntorit, në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, lidhur me shpërthimin i cili ndodhi në Taksim të Stambollit, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë, ka thënë se mund të jetë akt terrorist.

Siç shkruan “Anadolu”, vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthim.

Erdogan ka thënë të gjithë autorët do të identifikohen. Këto deklarime, kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar”, është shprehur Erdogan.

“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhojnë”, ka thënë ai.

Sipas Erdogan, hetimet si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin dhe për kamerat atje vazhdojnë.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika