Kina reagon për shpërthimin në Poloni, u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning ka kërkuar nga të gjitha palët të ruajnë qetësinë pas shpërthimit raketor në Poloni që la dy të vdekur

Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning. FOTO:REUTERS





Kina u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të vetëpërmbahen pas sulmit me raketa në territorin e Polonisë.

Të gjitha palët duhet të “qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen në lidhje me rrethanat aktuale”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning, në një konferencë të rregullt të mërkurën, shkruan Reuters.

Ndryshe, të martën Polonia është sulmuar nga dy raketa (që dyshohet të jenë ruse).

Polonia është shtet anëtar në NATO dhe nuk ka qenë e përfshirë në konflikt.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se raketat që lanë të vdekur dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia.

Biden ka thënë se ka informacion paraprak që e kundërshton mundësinë që raketat që ranë të martën e 15 nëntorit në Poloni të jenë hedhur nga Rusia.

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajktores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, ka thënë Biden.

Ndryshe, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przewodow, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që la të vdekur dy persona.

Një nga diplomatët ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika