Bush e quan Zelensky-n ‘djalosh të ashpër’, thotë se Ukraina mund të fitojë

Ish-presidenti i ShBA-së, George Walker Bush, duke e quajtur presidentin e Ukrainës një "djalosh të ashpër", është shprehur bindshëm se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush flet me David Kramer, drejtorin ekzekutiv të Institutit George W. Bush, gjatë ngjarjes "Lufta për Liri" në Qendrën Presidenciale George W. Bush në Dallas, Foto AP, 16 nëntor 2022.





Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Walker Bush, e ka quajtur presidentin e Ukrainës një “djalosh të ashpër” të mërkurën, duke thënë se ai beson që Volodymyr Zelensky mund ta fitojë luftën kundër Rusisë, për sa kohë që ata marrin mbështetjen që u nevojitet.

“Absolutisht ata mund të fitojnë, ata po fitojnë,” është shprehur Bush në një konferencë të mbajtur në institutin e tij në Dallas. “Por ata nuk do të fitojnë nëse Shtetet e Bashkuara dhe bota e lirë thonë se nuk ia vlen më”, raporton AP.

Konferenca, e cila u përqendrua në mënyrat për të avancuar lirinë dhe demokracinë në mbarë botën, ishte caktuar të paraqiste një bisedë virtuale midis Bushit dhe Zelenskyy.

Por, për shkak të sulmit të Rusisë një ditë më parë në të gjithë Ukrainën, Zelensky duhej “të merrej me çështjet në vend”, ka thënë David J. Kramer, drejtor ekzekutiv i Institutit George W. Bush.

Një breshëri raketash ruse goditën objektet energjetike të Ukrainës në të gjithë vendin të martën, duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike. Sulmi ajror pasoi një nga sukseset më të mëdha ushtarake të Ukrainës – rimarrjen javën e kaluar të qytetit jugor të Khersonit.

Po ashtu, të martën, dy persona u vranë kur një raketë ra në Polonin. Të mërkurën, shefi i NATO-s dhe presidenti i Polonisë thanë se Ukraina ka të ngjarë të lëshojë predhën pasi po i shmangej një sulmi ajror rus dhe nuk kishte indikacione se ishte një sulm i qëllimshëm nga Rusia ndaj Polonisë.

Ndërsa, Zelensky, ka thënë se ai nuk kishte “asnjë dyshim” që Ukraina nuk ishte fajtore për sulmin raketor që vrau dy persona në Poloni të martën.

Komentet e Zelensky kundërshtuan ato të Polonisë dhe NATO-s, të cilat thanë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të penguar një shpërthim rus.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika