Sveçla: Jemi në procesin e themelimit të Komisionit, faza e dorëzimit të aplikacioneve për drejtor të policisë është përmbyllur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka folur për emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka thënë se ndonëse faza e dorëzimit të aplikacioneve ka përfunduar, tashmë janë në proces të themelimit të Komisionit.

Kështu ka thënë ai gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, teksa është pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Faza e dorëzimit të aplikacioneve është përmbyllur, tani jemi në proces të themelimit të Komisionit që do të vijojë fazat e tjera të procesit. Sapo të themelohet Komisioni me anëtarët që plotësojnë kriteret, do të vazhdojmë me procedurat tjera deri në finalizim. Unë shpresoj, por edhe jam i bindur që Komisioni me profesionalizëm, e në bashkëpunim edhe me monitorët vendor, por edhe ndërkombëtar do ia dalin me sukses këtij procesi, jashtëzakonisht të rëndësishëm”, është shprehur Sveçla.

Sipas tij, të gjithë zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë në nivel të lartë të detyrës, me përkushtim e disiplinë, duke zbatuar misionin e tyre.

Ai ka thënë se pozita e drejtorit të Policisë është ndër funksionet më të rëndësishme të shtetit tonë, pasi kemi të bëjmë me menaxhimin e një organizate që garanton siguri, rend dhe ligj.

Të martën e 30 gushtit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z.Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Svecla në Facebook.

Ai ka thënë se kjo kërkesë nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

“Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës, të martën e 30 gushtit ka njoftuar se është duke e intervistuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Sipas policisë, veprimet e mëtejme lidhur me të dyshuarin do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika