Deputetja e LDK-së për Kurtin: E ka vendosur Kosovën në një udhëkryq

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rezhepi ka thënë se të gjitha vendimet e qeverisë Kurti duhet të jenë në koordim me Shtetet e Bahkuara dhe me shtetet aleate. Bunjaku-Rexhepi shtoi se kryeministri Kurti nuk mund të arrijë i vetëm marrëveshjen finale me Serbinë

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi





Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rezhepi e ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se si LDK nuk besojnë aspak në qeverinë Kurti. “Qeveria Kurti është ajo qeveri që duhet të zgjidh të gjitha problemet”.

Sipas Bunjaku-Rexhepit, te githa vendimet e qeverisë Kurti duhet të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara sepse sipas saj, përndryshe “e ka vendosur Kosovën në një udhëkyrq që nuk e di nëse është i vetëdijshëm për këtë”.

“Ne si opiozitë jemi të sigurtë që Kurti e ka vendosur vendin në një udhëkryq që nuk e din as vet se çka po kërkon”.

Deputetja Bunjaku-Rexhepi ka shtuar se kryeministri Kurti duhet te koordinohet me shtetet aleate sepse vet nuk mund të arrijë një marrëveshje finale me Serbinë.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se Kurti duhet të jep përgjegjësi per vendimet qe i merr.

“Fatkeqësisht kemi kërkuar vazhdimisht që Kurti të jep përgjegjësi per veprimet e tij në Kuvend”. Sipas deputetes së LDK-së, kryeministri Kurti i eshte përgjigjur me ironi këtyre kërkesave, ajo tha për kryeministrin Kurti se përdersa mendon që është me i menquri, atëherë ka gabuar rëndë.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika