Krasniqi pritet nga Këshilli Atlantik, diskutojnë për anëtarësimin e vendit në BE, NATO dhe OKB

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se hgjatë vizitës së tij në Uashington është pritur nga Këshilli Atlantik. Mes tjerash, Krasniqi thotë se ka pasur diskutim të hapur dhe përmbajtësor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe drejtori i Qendrës Evropiane, Jörn Fleck





Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se vizitën zyrtare në Uashington e ka përfunduar “me një takim shumë të mirë në selinë e Këshillit Atlantik”.

“Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje kreu i PDK-së ka shtuar se “në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajtësor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë”.

“Edhe këtu, unë shpreha qëndrimin dhe synimin e paalternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Mes tjerash, kryetari i PDK-së ka potencuar se nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, do të angazhohen “për hartimin e strategjive të mirëfillta politike”.





Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika