Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Gudio Crosetto të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministri, Crosetto do të pritet me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Sipas njoftimit, më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të të dy delegacioneve.
Ndërkaq pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.