Hoti: Në kohë krize, pagat duhet të rriten e jo të ulen, vendimi i Qeverisë është joligjor

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur joligjor vendimin e Qeverisë për Projektligjin e Pagave, duke e shfuqizuar atë paraprak për rritjen e pagave. Ai ka thënë se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në kohë inflacioni, pagat nuk duhet të ulen por të rriten dhe se sipas tij Qeveria ka vepruar në mënyrë joligjore.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.

“Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen. Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken”, ka shkruar ai.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor”, shtoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për pagat, që sipas ekzekutivit, krijon sistem të unifikuar të pagave për të gjithë personat që paguhen nga buxheti i shtetit.

“Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes pagës më të lartë dhe asaj më ulët, nga 20 herë sa është sot, në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më thjeshtë në hierarkinë shtetërore”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Në total janë 18 koeficiente.

Në projektligjin e miratuar më 23 nëntor, nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se “vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit”.

Raporti i koeficienteve është 1:18.

Kuvendi i Kosovës, në fund të muajit të kaluar, ka miratuar Ligjin për buxhetin, por nuk është përcaktuar ndonjë vlerë monetare e koeficientit.

Koeficienti më i lartë, 18, sipas projektligjit, i takon vetëm presidentit të Kosovës.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit.

Për mjekët specialistë, koeficienti është 12.

Mësimdhënësit në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të kenë koeficientin 5.6.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika