Molliqaj: Plani franko-gjerman është i papranueshëm, korrigjimi i kufijve është zgjidhja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga Kosova, sepse sipas tij ai nuk e sjell njohjen nga Serbia

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj





Të dëmshëm e ka cilësuar propozimin franko-gjerman, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Në një intervistë për EO, Molliqaj ka thënë se marrëveshja e fundit për targa e përshpejton procesin e një marrëveshjeje siç është plani franko-gjerman.

Ky plan sipas tij, nuk përbën zgjidhje, por vetëm e vazhdon konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në fakt marrëveshja e mbrëmshme nuk është vetëm për targat, marrëveshja e mbrëmshme e përshpejton procesin për një marrëveshje siç është plani franko-gjerman, e që për ne është i papranueshëm, sepse nuk është zgjidhje finale edhe e vazhdon konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në të njëjtën kohë fjalia më e rëndësishme është se Qeveria Kurti merr zotim të ri për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri tani. Nëse Kurti deri më tani ka deklaruar që ato marrëveshje janë trashëgimi e qeverive të kaluara, nga mbrëmë Kosova dhe qeveria e re i ka rimarrë obligimet e vjetra dhe i ka bërë të vetat. Pra, tash e tutje Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e një marrëveshjeje që është e dëmshme siç Asociacioni”, tha Molliqaj.

Zgjidhja e qëndrueshme sipas Molliqajt mund të jetë vetëm korrigjimi i kufijve. Ky opsion, për ta është i pranueshëm.

“Ne besojmë se duhet të ketë zgjidhje të përhershme me Serbinë, ne nuk jemi ata që themi se nuk duhet të ketë asnjë kompromis e as dialog, por themi se duhet të ketë kompromis dhe dialog, por të dyja në funksion të zgjedhjes finale. Për neve, zgjidhja më e qëndrueshme dhe afatgjate, është ripërcaktimi i kufijve, është e qartë se qytetarët serb në veri e kanë vullnetin e tyre mos të jetojnë në Kosovë, madje edhe sot mendojnë se nuk janë pjesë e Kosovës, po ashtu ne mendojmë se shqiptarët e Luginës kanë vullnet të shprehur vite më parë që të bashkohen me Kosovën. Po, ne jemi për ripërcaktimin e kufijve në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thotë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se marrëveshja për targa është katalizator i Asociacionit. Duke folur për këtë çështje, Molliqaj ka thënë se serbët nuk do të kthehen në institucione pa u themeluar Asociacioni.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika