Dyshohet se dhunuan një grua në Ferizaj, arrestohen dy persona

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në komunën e Ferizajt, dy persona të dyshuar, në muajin mars të vitit 2021 kanë shfrytëzuar seksualisht viktimën femër. Ndërsa, edhe në Gjilan raportohet për një rast dhunimi

Foto ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 24 nëntorit janë arrestuar dy persona në Komunën e Ferizajt, pasi të njëjtit në bashkëpunim dyshohet se kanë shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Po ashtu, sipas raportit policor, thuhet se rasti kishte ndodhur vitin e kaluar (2021), në muajin mars.

Të dyshuarit meshkuj kosovarë, sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Më datë 24.11.2022 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, e kishin shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.

Po ashtu, në raportin 24-orësh raportohet një rast dhunimi edhe në Gjilan.

Rasti kishte ndodhur në muajin tetor të këtij viti, ku për këtë rast është arrestuar i dyshuari të mërkurën e 24 nëntorit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Viti Tetor-2022-NN. Në lidhje me rastin është raportuar se më datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika