9 persona të përfshirë në një rrahje, mes tyre gjashtë të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar, gjashtë të mitur në mesin e tyre. Me vendim të prokurorit të shtetit, tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë

Ilustrim





Nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, përfshirë gjashtë të mitur, janë përfshirë në një rrahje në Gllogoc.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se tre prej tyre u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Ilaz kodra, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, me vendim të prokurorit të shtetit, tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, bën të ditur Policia e Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika