“Ku mbeti Albin Kurti i ri që donte bashkimin kombëtar”, gazetari spanjoll ia kujton Kurtit premtimin e vjetër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pyetur nga një gazetar spanjoll se ku mbeti Albin Kurti i vjetër që dëshironte bashkimin me Shqipërinë, Kurti i është përgjigjur se Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme që kanë synim Evropën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





A ju kujtohet i riu Albin Kurti, ai që mbrojti bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Është pyetur kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga gazetari i gazetës spanjolle “El periodico“.

Kurti kësaj pyetje u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe te ndryshme, por jane dy shtet të ndryshme.

Kurti theksoi se për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë dhe Rusisë, Kosova është në rrezik.

“Kemi më shumë se një shekull problem me Serbinë dhe e kemi në tërësi të kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, e njëjta gjuhë, e njëjta origjinë kulturore… dhe Shqipëria është në NATO, ne duam të anëtarësohemi gjithashtu: jemi në rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika