Publikohet videoja e Rexhep Selimit dhe Mujë Krasniqit duke kënduar me çifteli

Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në një video të publikuar nga vëllai i tij Ramadan Selimi, shihet duke kënduar me çifteli bashkë më bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi

Rexhep Selimi duke kënduar me çifteli





Në një video të rrallë të publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ky i fundit shihet duke kënduar me çifteli.

Në këto pamje të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili tash e dy vjet po mbahet në paraburgim në Hagë, shihet edhe bashkëluftëtari i tij, tanimë i ndjerë, Mujë Krasniqi-Kapuçi.

Kjo ngjarje e vitit 1992, kishte ndodhur në dasmën e Elmi Zekës, në fshatin Abri të Skenderajt.

Videoja është publikuar në vigjilje të 28 nëntorit – 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndryshe, ish-luftëtari Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, edhe një herë theksoi se Selimi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të mbahet e ekspozita personale e Rexhep Selimit me emrin “NË GARË ME BOTËN GRI”  nga data 25 nëntor të vitit 2022 deri më 04 dhjetor të vitit 2022.

Në 4 vitet e fundit, Selimi ka përfunduar më shumë se 250 piktura, dhe disa prej tyre do të ekspozohen për publikun në muze.

Rexhep Selimi, është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, dhe aktualisht  ai është i arrestuar nga Gjykata Speciale, edhe ndodhte në paraburgimi në burgun e Hagës, nën dyshimin për krime lufte.

Para se të arrestohej ai kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Politike “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Selimi ka lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmin në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë.  Ndërsa studimet universitare  i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm edhe ishte ai që më 28 nëntor të  vitit 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së.

Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së. Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së.

Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000 deri në 2003,  Selimi ka qenë edhe Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika