10 vjet nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

Më 29 nëntor 2012, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi së bashku me ish-luftëtarët tjerë Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Më 29 nëntor 2012, 10 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përfshirë Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.

Ky vendim njëherësh i liroi nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.

Gjykatësi i rastit që lexoi vendimin e rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” ishte Bakone Justice Moloto.

Para 10 viteve shumë qytetarë e ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve të mëdha dhe të njëjtit pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Avokati i Ramush Haradinajt, Ben Emerson në një konferencë për media ka deklaruar se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt, raporton kp.

Ndërsa vetë Haradinaj, në një deklaratë për Radio Dukagjinin, është shprehur:

“Prej sot shpirti im i takon dhe është i përkushtuar për t’i shërbyer popullit të Kosovës. E kaluara është e kaluar dhe ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne duhet të punojmë më shumë për ta ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik, ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve tanë. Ajo çka Beogradi apo kushdo tjetër thotë për fajësinë time është jo relevante. Proceset politike duhet të vazhdojnë. Gjatë viteve në vijim do të ketë shumë mundësi për ta trajtuar dështimin e Tribunalit të Hagës. Tani, fokusi im i vetëm janë njerëzit e popullit tim dhe institucionet qeverisëse”.

Gjatë kësaj periudhe lirimin e Haradinajt e kishin përshëndetur presidentja e atëhershme Jahjaga dhe kryeministri Thaçi.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika