Inflacioni i Eurozonës nuk ka arritur kulmin dhe rrezikon të rritet edhe më shumë

Inflacioni në Eurozonë nuk ka arritur ende kulmin dhe rrezikon të rritet edhe më shumë sesa ishte parashikuar, sipas Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE)

Ilustrim

Këtë të hënë, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka thënë se inflacioni në Eurozonë nuk ka arritur kulmin dhe rrezikon të rritet edhe më shumë sesa ishte parashikuar.

Komentet e Christine Lagarde kanë lënë të kuptohet për rritje të mundshme të normave të interesit në të ardhmen, duke nxitur spekulimet se banka nuk do të merrte rrugën më të butë për të frenuar inflacionin.

Inflacioni në 19 vendet që përdorin euron ka arritur një rekord prej 10.6 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar, megjithëse ekonomistët e anketuar nga Reuters mendojnë se do të ulet në 10.4 për qind për nëntorin.

Lufta në Ukrainë ka nxitur inflacionin, duke shkaktuar rritjen e kostos së energjisë. Lagarde ka sfiduar parashikimet se ishte arritur pika e lartë e rritjes së çmimeve.

“Ne nuk shohim komponentët apo drejtimin që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër”, tha Lagarde për Parlamentin Evropian.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters shohin se inflacioni i Eurozonës arrin 8.5 për qind këtë vit, 6.0 për qind vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind në 2024, përpara se të përmbushë përfundimisht objektivin e BQE-së prej 2 për qind në 2025.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur mosmarrëveshje mes ekonomistëve kryesorë të BQE-së, Isabel Schnabel dhe Philip Lane, mbi perspektivën për inflacionin dhe normat e interesit, duke shkaktuar konfuzion midis investitorëve, në lidhje me lëvizjet e ardhshme të politikës së BQE, raporton euronews.

Lagarde, e cila ka vlerësuar luftën e Lane dhe Schnabel, ka thënë se të dyja pyetjet vareshin nga disa faktorë, duke përfshirë pagat dhe pritjet e inflacionit.

Por, ajo ka shtuar se mendonte se kishte “një mënyrë për të shkuar” me rritje të mëtejshme të normave.

“Na duhet të vazhdojmë të rrisim normat e interesit…dhe dyshimi im, megjithëse nuk dua të ndërhyj shumë në të ardhmen, është se kemi ende një rrugë për të bërë”, ka thënë tutje ajo.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika