Brnabiq: Fillimisht Asociacionin pastaj propozimet e tjera

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbiq, ka mohuar deklaratat e presidentit të Gjermanisë se plani franko-gjerman është pranuar nga Serbia. Brnabiq ka thënë se pa themelimin e Asociacionit nuk do të ketë hapësirë për propozime të tjera


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas takimit me kryeministren e Francës, Elizabeth Bourne, ka thënë se Parisi i ofron mbështetje të plotë Serbisë në rrugën e saj evropiane.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Kosovën, aj ka thënë se është i rëndësishëm.

“Më e rëndësishmja është vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Brnabiq teksa e ka përgënjeshtruar presidentin e Gjermanisë, i cili ka thënë se është pranuar propozimi franko-gjerman për Kosovën.

“Propozimet e reja për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të diskutohen derisa të zbatohet Marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ajo.

“Kosova duhet të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kjo është pikënisja para së gjithash”.

‘Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Kosova nuk i përmbush obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, nuk e di se kush do të garantojë ndonjë marrëveshje ”, ka theksuar Brnabiq për mediumin shtetëror serb RTS.

Me themelimin e asociacionit, ajo ka thënë se do krijohej kinse stabilitet dhe hapësirë shtesë për të diskutuar disa propozime të tjera”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika