Kurti në interpelancë para deputetëve për “masat urgjente” të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë interpelancë për çështjen ‘Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 30 nëntorit, do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për “masat urgjente” të Qeverisë së Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të jetë në interpelancë Kurti, do të mbahet në ora 11:30.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për çështjen ‘Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend’”, thuhet në njoftim.

Situata në Veri të vendit ka qenë e tensionuar si rrjedhojë e moszbatimit të marrëveshjes së targave nga ana e Serbisë.

Më 23 nëntor të këtij viti, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka deklaruar Borrell.

 

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika