Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e një të dyshuari për dhunim

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e një të dyshuari për dhunim

Ilustrim





Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e një të dyshuari për dhunim.

“Personi i dyshuar është: Florian (Ruzhdi) Fila, i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Lidhur me rastin ‘Dhunim’ pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”, vijon komunikata.

May be an image of 1 person and text that says 'PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES FLORIAN (RUZHDI) FILA KATEGORIA E VEPRES: Dhunim PERSHKRIMI: ADRESA: Rruga "Skenderbeu" Gjakove MOSHA: 22VJEÇAR GJATESIA: 178CM PESHA: 60 kg NGJYRAE SYVE: KAFET NGJYRAFLOKEVE KAFE PAMJAFIZIKE: NORMALE SHENJADALLUESE: NUKKA NACIONALITETE: ASHKALI PROFESIONI: NN PER ÇDO INFORMACION LUTEM KONTAKTONI 192-080019999 (pa pagese) OSE DREJTORIA RAJONALE POLICISE-GJAKOVE 045/930-220'

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika