Abdixhiku për ditëlindjen e Rugovës: Rruga e tij mbetet bindje për secilin në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit të 78-të të ditëlindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, së bashku me nënkryetarët, sekretarin dhe kryetaren e Forumit të Gruas, kanë vizituar familjen e Rugovës, ku ka thënë se "presidenti ka vetëm ditëlindje, prandaj dhe ky 2 dhjetor për ne ishte shënim me festë"

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 78-vjetorin e ditëlindjes së tij, duke shkuar në vizitë te familja Rugova.

“Së bashku me nënkryetarët, sekretarin dhe kryetaren e Forumit të Gruas, vizituam familjen Rugova; zonjën Fana dhe anëtarët e tjerë. Presidenti ka vetëm ditëlindje, prandaj dhe ky 2 dhjetor për ne ishte shënim me festë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarët, sekretarin dhe kryetaren e Forumit të Gruas në vizitë te familja e Rugovës

Abdixhiku ka thënë se Rugova rrjedh nga një familje e përndjekur shqiptare, ku shërbimet jugosllave i kishin vrarë dhe zhdukur babën dhe gjyshin e tij, duke shtuar se ditëlindjet e tij të para ishin të vështira.

“Studimet dhe krijimet e tij letrare u ndërprenë nga thirrja monumentale e shqiptarëve të Kosovës, për të krijuar e udhëhequr lëvizjen më të madhe shqiptare në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nga aty, ai ndërtoi dhe la si trashëgimi rrugën e vetme për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar ai tutje.

I pari i LDK-së ka thënë se kjo rrugë e tij mbetet bindje për secilin në LDK, ndërsa vlerat e bindjet e shtruara nga ai, LDK do t’i kultivojë në çdo hap të veprimit politik.

“Në rrethanat e sotshme, sikurse në çdo rrethanë jetike deri tani, ato mbesin thjesht të pazëvendësueshme. Kosova shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-të – mbetet qëllimi ynë”.

Ndryshe, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes, duke thënë “se është i nderuar që ka punuar me të”.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar ish-presidentin Rugova, duke thënë se “Rugova me urti e dije të pashoq, arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre”.

 





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika