KGJK: Gjykatat i kthehen punës me kapacitete të plota, por do ta vazhdojnë mosbashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

KGJK-ja ka njoftuar se gjykata do t’i kthehen punës me kapacitete të plota por do të vazhdojnë ta bojkoton bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës





Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK),  ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme më datën 2 dhjetor të vitit 2022, ku sipas komunikatës aty kishin qenë  prezent edhe kryetarët e gjykatave, të cilët kanë marrë vendimi  që të “ndryshohet pjesërisht vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK.nr.444/2022, i datës 23 nëntor 2022, në pikën II, III, IV dhe V, si në vijim”.

Ata kanë njoftuar se “nga data 3 dhjetor e viti 2022 gjykatat vazhdojnë punën me kapacitete të plota”.

“Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi” thuhet në komunikatën e tyre.

Ndërsa ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës ta anuloj vendimin me të cilin iu janë ulur pagat.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryetarët e gjykatave, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anuloj vendimin Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022”, kanë theksuar ata.
“Tendencat për ndërhyrje në punën e gjyqësorit përmes vendimeve dhe gjuhës denigruese të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të papranueshme, prandaj, pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta do të vazhdojnë derisa të vazhdojnë tendencat e ekzekutivit për cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor”, ka përfunduar ata.

KGJK-ja i ka garantuar qytetarët e Kosovës se ata  do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim sepse janë të vendosur për avancimin e sistemit gjyqësor.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika