Filloi në Shkup, do të përfundoj në Prishtinë manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit”

Manifestimi kulturor-shkensor “Ditët e Bogdanit” ka filluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Ky manifesti mbahet për nder të figurës së Pjetër Bogdanit

Shtaroja e Pjetër Bogdanit në Shkup

Gjatë ditës së hënë të 5 dhjetorit në Shkup filloi manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit”, e i cili do të përfundojë të martën e 6 dhjetorit në Prishtinë me një akademi solemne kushtua figurës së Pjetër Bogdanit.

Manifestimi filloi me vënien e luleve të freskëta pranë shtatores së Pjetër Bogdanit që ndodhet përballë Parlamentit të Maqedonisë, një homazh ky që do organizohet çdo 5 dhjetor, që përkon me evokimin e 6 dhjetorit të vitit 1690, ditën kur ai i mbylli sytë përgjithmonë në Prishtinë.

Më pas manifestimi u transferua në Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve(ITHSKSH), ku edhe u mbajt tryeza shkencore, në të cilën studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana me kumtesat e tyre ndriçuan aspekte të njohura e të panjohura nga jeta dhe vepra e Pjetër Bogdanit. Me këtë rast, drejtori i ITHKH, prof.dr.Skender Asani, ka thënë se figura e Pjetër Bogdanit është vazhdimësia e natyrshme e epokës së lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe pararendësi i hershëm i Rilindjes sonë Kombëtare, që kulmoi me Pavarësinë e vitit 1912.

“Një pjesë të mire të jetës së tij ai e kaloi në Shkup (1677–1689) dhe në Kosovë, me çka dëshmoi në praktikë kontinuitetin historik të një trashëgimie të lashtë iliro-arbërore-shqiptare në këto troje, ku Dioqeza Shkup–Prizren ishte vula e kësaj dëshmie. Me manifestimin kulturor-shkencor “DITËT E BOGDANIT” duam të rikonfirmojmë një fakt shkencor se dialektika e zhvillimit mendor, social, e ekonomik të një populli shkon përtej përkufizimeve që i dikton politika e ditës, kurse trajtimi i figurës emblematike të Pjetër Bogdanit nga ana e institucioneve tona në Shkup dhe në Prishtinë, është shpjegimi më i natyrshëm i kësaj dialektike”, nënvizoi Asani, shkruan ITSHKSH.

Manifestimi “Ditët e Bogdanit” do të përfundojë sot (e martë) me një akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis” (Ipeshkvia e Kosovës) dhe siç paralajmëroi drejtori Asani ky manifestim do të jetë tradicional që do t’i dedikohet kryesisht figurës së Pjetër Bogdanit nga shumë aspekte.

Ky manifestim u organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), redaksia e botimeve Drita nga Ipeshkvia e Kosovës dhe nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika