Komandanti i KFOR-it: Nuk e tolerojmë dhunën

KFOR-i ka kapacitetet e mjaftueshme ushtarake të cilat janë të trajnuar dhe pajisur për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij, ka thënë komandantin, Angelo Michele Ristuccia





“Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, kështu ka deklaruar Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Ngjarjet e fundit në Veri të vendit janë brengosëse për Komandantin e KFOR-it. Më tej, Ristuccia ka shtuar se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet.

Por detyra e parë e KFOR-it “është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilës do situatë që e kemi përpara”, ka theksuar Ristuccia për RTK-në.

KFOR-i i ka kapacitetet e mjaftueshme ushtarake të cilat janë të trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij, ka thënë komandanti i kësaj force.

“Sigurisht nëse situata përkeqësohet mund të llogarisim në mbështetjen e të gjithë NATO-s dhe 27 shteteve anëtare. Që nga viti 1999, KFOR-i ka pasur mbi 50 mijë forca njerëzore, ndërsa tani me progres të situatës numri i ushtarëve është ulur për aq sa siguria është përmirësuar. Besoj se kemi forca dhe pajisje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me çdo situatë. NATO-ja ka ngritur prezencën tonë në terren dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo situatë nëse ka nevojë edhe me forca shtesë, por për momentin nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet e tilla”, ka shtuar Ristuccia.

Në fund, gjenerali italian ka dhënë edhe një mesazh për popullin e Kosovës dhe në përgjithësi për popujt e Ballkanit Perëndimor.

“Asnjëherë të mos e ndalin ëndrrën dhe të mos humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Të mos ndjekin dezinformatat toksike. Le të përpiqemi të gjejmë burime të tjera dhe t’i ballafaqojmë ato e jo t’i bartim ashtu siç janë. Pra, të mos ndjekim narrativa toksike”, ka  përfunduar Ristuccia.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika