Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

Një person është therur me thikë në fshatin Orllan të Podujevës të Kosovës. Tre persona janë intervistuar, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është therur me thikë këtë të mërkurë në fshatin Orllan të Podujevës, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika