Krasniqi fton qytetarët e Kosovës që të blejnë sa më shumë produkte vendore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët e Kosovës të blejnë produkte vendore, duke thënë se " derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kalojë një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro"

Pamje nga takimi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim  delegacionin e grupit “Besa-Besë” në krye me udhëheqësin e saj, ndërmarrësin dhe shembullin e shkëlqyeshëm në trajtimin e punëtorëve, Burim Piraj.

Krasniqi në këtë takim ka thënë se ka diskutuar për domosdoshmërinë e vetëdijësimit të qytetarëve, për konsumimin e prodhimeve vendore, për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe nevojën e ofrimit të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, veçanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike.

“Është shqetësuese që këtë vit, derisa prodhuesit tanë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, importi i mallrave nga Serbia pritet të kalojë një shifër rekorde, mbi 500 milionë euro”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndër të tjera, i pari i PDK-së ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të angazhohet për krijim të kushteve të favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për prodhuesit e palodhshëm të vendit.

“Produktet e prodhuesve tanë janë më të mirat. Andaj, në këtë fundvit dhe në prag të festave, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të solidarizohen me prodhuesit vendor dhe të blejnë sa më shumë produktet e tyre cilësore”.

 





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika