Policia do ta rris prezencën e saj në veri për shkak të situatës së tensionuar

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se do ta shtoj prezencën e saj në veri të Kosovës, për të ofruar më shumë siguri për qytetarët që jetojnë atje

Ilustrim





Për shkak të situatës së tensionuar ditëve të fundit, Policia e Kosovës ditëve në vijim do ta rris prezencën policore në veri të Kosovës.

Në njoftim thuhet se qëllim kryesor i organeve të rendit është ofrimi i sigurisë për qytetarët që jetojnë atje.

Sipas tyre, Policia e Kosovës, ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhim dhe kontrollim të situatës së sigurisë në veri.

Ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës. Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftim.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”, vijon njoftimi.

Njoftimi i policisë vijon duke thënë se do të vazhdohet angazhimi në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika