Operohet polici i plagosur në veri, gjendja e tij është stabile

QKUK





Polici Ekrem Neziri, i cili u plagos mbrëmë në veri, është në gjendje stabile shëndetësore.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë thënë se operimi i tij ka kaluar me sukses dhe për disa ditë do të trajtohet në spital.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK, Avdush Bajgora, tha para mediave se pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar, ndërsa parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile.

Ekrem Neziri, polici që u plagos me armë zjarri në veri

“Kemi bërë edhe ekzaminime të tjera si CT e kokës, ku është konstatuar se te pacienti kemi pjesë të metalit, në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit. Në bazë të analizave biokimike dhe biohemetologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Torakale, ku edhe i është bërë intervenimi”, tha Bajgora.

Ndërsa, mjeku që e operoi tha se trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital.

“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, tha mjeku. /Telegrafi/





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika