BE shqyrton ndihmën ushtarake për Ukrainën, sanksione të reja ruse

Një raund i ri sanksionesh është planifikuar nga Bashkimi Evropian që të vë kundër Rusisë derisa nga ana e SHBA-ve është premtuar mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën





Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, po konsiderojnë sanksione të reja kundër Rusisë dhe më shumë ndihmë për ushtrinë e Ukrainës, ndërsa Shtetet e Bashkuara po premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën mes sulmeve ajrore ruse.

Paketa e propozuar e BE-së që po diskutohet në Bruksel do të sigurojë rreth 2.1 miliardë dollarë për të financuar dërgesat e armëve për Ukrainën.

BE-ja ka vendosur tashmë tetë raunde sanksionesh në përgjigje të pushtimit rus që filloi në shkurt të vitit 2022, shkruan VOA.

Një raund i nëntë do të përfshijë zyrtarë qeveritarë, si dhe industritë e mbrojtjes dhe bankave të Rusisë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Biden “ripohoi angazhimin e SHBA-së për të vazhduar t’i ofrojë Ukrainës ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë dhe duke i vendosur kosto Rusisë për agresionin e saj”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedës së tij me Zelenskyy, ka thënë  se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e vendit të tij “për aq kohë sa duhet për të rifituar plotësisht sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.

Macron theksoi një konferencë që Franca po pret të martën për të organizuar ndihmë për të ndihmuar Ukrainën “përgjatë dimrit”.

Rrjeti i energjisë

Zelenskyy në fjalimin e tij, të dielën ka thënë se ekuipazhet kishin arritur të rivendosnin pjesërisht shërbimin e energjisë në qytetin jugor të Odesa-s, ku sulmet ruse të shtunën goditën dy termocentrale dhe ndërprenë energjinë për rreth 1.5 milionë njerëz.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se puna e restaurimit ishte duke vazhduar në zona të tjera të rajonit, por se Odesa ishte më e goditura.

Që nga tetori, Rusia ka vënë në shënjestër rrjetin elektrik të Ukrainës. Zelenskyy thotë se sulmet janë krime lufte që synojnë jetën civile, ndërsa Moska thotë se ato janë ushtarakisht legjitime.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika