Hasani: Policia e Kosovës po obligohet ta ruajë sovranitetin dhe fytyrën e Republikës sonë

Sovraniteti i Kosovës është duke u ruajtur nga Policia e Kosovës, ka thënë ish-Shefi i Taksë Forcës Kundër Narkotikëve në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hasani

Ish-Shefi i Taksë Forcës Kundër Narkotikëve në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hasani, ka reaguar pas situatës së krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, ku ka thënë se Policia Kosovës është ajo që ballafaqohet me vendimet e pamatura të krerëve të shtetit.

“Ata ne i vendosim shpeshherë dhe pa nevojë në pozita fyese e denigruese, përveç në rrezik për jetën e tyre, edhe pse kemi mundësi që të mos nxitohemi, duke mos vepruar pa i ‘matur’ mirë gjërat”, ka shkruar ai në Facebook.

“Policia e Kosovës po obligohet ta ruajnë sovranitetin dhe fytyrën e Republikës sonë”, ka thënë ai.

“Ata dhe ato janë bijtë dhe bijat e heronjve tanë, dhe se guximin, vullnetin e dijen për ta mbrojtur atdheun e kanë trashëgim dhe testament”, ka përfunduar Hasani.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika