Hoti krerët e shtetit i cilëson “anarkistë”: Janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shtyrë zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese, teksa krerët e shtetit i ka cilësuar si "anarkistë" duke thënë se "nuk bëjnë ndonjë veprim strategjik në koordinim me SHBA-në"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se koordinimi dhe marrëveshjet me Shtëpinë e Bardhë asnjëherë nuk janë të dëmshme për Kosovën.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka krahasuar dy situata, duke thënë se më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, ai ka pranuar kërkesën e ShBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe se opozita e atëhershme ishte mobilizuar me akuza për tradhti.

Ndërsa për situatën aktuale në veri ai ka thënë se presidentja i ka shtyrë zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese.

Sipas tij, shtyrjen e zgjedhjeve presidentja e ka bërë me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në qeveri.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në dhjetor të vitit 2021, “në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, presidentja si zakonisht nxori vrer dhe urrejtje patologjike për këtë veprim timin”.

“Në të vërtetë, ajo çfarë kisha bërë unë në Shtëpinë e Bardhë ishte dakordimi me aleatin kryesor të Kosovës për kohën e përshtatshme për aplikim. Vetëm mendje të sëmura politike mund të cilësonin akt tradhtie një marrëveshje për Kosovën me SHBA-në të arritur në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.

Hoti duke i krahasuar këto dy situata, krerët e shtetit i ka cilësuar si anarkistë, duke thënë se “këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre”.

“Më 4 shtator 2020, ne bëmë veprim strategjik në koordinim me SHBA-në. Ndërkaq, tani ShBA-ja i nxori këta dy anarkistë nga bataku ku kishin rënë, të cilin e kishte përgatitur Serbia me strukturat kriminale në veri”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika