Kurti për aplikimin e Kosovës në BE: Ky moment historik për vendin synon hapjen e një kapitulli të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë se progresi do të varet “nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese të cilat e avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë tonë”





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë se ky është hapi i parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë.

Para mediave, Kurti ka theksuar se aplikimin për anëtarësim në BE do t’ia dorëzojnë presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian në Pragë.

“Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit për paqe, drejtësi e barazi, orientimin tonë të qartë evropian, të qartë e euroatlantik, besimin në vlerat fundamentale të BE-së, konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë”, ka thënë ai.

Këtë moment, kreu i qeverisë e ka cilësuar si historik për shtetin e Kosovës, i cili synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë.

Ai ka thënë se progresi do të varet “nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese të cilat e avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë tonë”.

“Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Do të ecim përpara në meritën tonë, në aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri. Së bashku në këto dy vjet kemi dëshmuar që kur shpresojmë dhe besojmë çdo gjë është e mundur dhe nuk ka pengesë që nuk e kalojmë”, shtoi ai.

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika