Publikohet thirrja për realizimin e Thertores së Prishtinës

Drejtori i Bujqësisë, në Komunën e Prishtinës, Plator Gerdovci, ka njoftuar se është hapur thirrja për Therrtoren Publike në Prishtinë

Projekti i Thertores së Prishtinës

Drejtori i Bujqësisë, në Komunën e Prishtinës, Plator Gerdovci, ka njoftuar se këtë të martë është publikuar  thirrja për realizimin e Thertores së Prishtinës.

Ky projekt sipas tij do të ndikoj në cilësinë e mishit dhe se qytetarët e Prishtinës do të jenë më të sigurtë në konsumimin e tij.

“Jam i lumtur që po i vie fundi shqetësimeve shumë-vjeçare të qytetarëve të Prishtinës rreth cilësisë së mishit dhe produkteve të tij. Gjithashtu po përfundon edhe koha e therjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi”, ka thënë ai.

Projekti i Thertores së Prishtinës

Tutje Gerdoci, ka theksuar se Therrtorja Publike , “do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjieno-sanitare për sigurimin e mishit dhe produkteve të mishit për qytetarët e Prishtinës”.

Në fund, Gerdoci, e ka falënderuar Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, për dhurimin e donacionit për këtë projekt.

Kjo nismë sikpas tij, do ta zgjidhë problemin e kamotshëm, që i ka brengosur qytetarët e Prishtinës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika