Gërvalla: Roli i Greqisë, i mirëseardhur për të ulur tensionet me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se roli i Greqisë në përpjekje për ulje të tensioneve me Serbinë është i mirëseardhur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj grek, Nikos Dendias ka thënë se roli i Greqisë në përpjekje për ulje të tensioneve me Serbinë është i mirëseardhur.

Gërvalla theksoi ndër të tjera se roli grek pritet të ketë efekt edhe në normalizimin e përshkallëzimit të situatës.

“Roli i Greqisë është i mirëseardhur në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Gërvalla tha se në këtë takim është diskutuar për ekonominë, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në Këshill të Evropës.

“Ky takim i sotëm ishte në vazhdën e takimeve në rrethana të ndryshme. Biseduam rreth iniciativave për të bashkëpunuar në kulturë dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe Kosova është në rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, Kosova nuk është rast i veçantë në zhvillimet gjeopolitike vetëm në raport me Serbinë, “por të veçantë e bën edhe fakti që ka popullin më proevropian dhe më pro NATO në kontinentin tonë.”

“Është fat historik që jemi të përkushtuar ta ndjekim rrugën drejt Evropës”, ka vijuar Gërvalla.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias të martën e 20 dhjetorit është pritur në takim nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.

Të hënën, Dendias ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika