Organizata e Veteranëve mbështet protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale

Faton Klinaku nga OVL "UÇK", ka bërë të ditur se organizatat e dalura nga lufta do të mbështesin protestën e PSD-së kundër Gjykatës Speciale. Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, kishte thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi sipas tij, “në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia”

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka falënderuar Faton Klinkaun dhe të tjerët nga OVL “UÇK” pas mbështetjes së këtyre të fundit për protesën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se shoqatat e dalura nga lufta i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi.

“Shoqatat e dalura nga lufta përsëri i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi. Sepse janë të munguara. Janë të mohuara. Ai/ajo nuk iu nënshtruan kohës. Përsëri kundër shtypjes, por sot në rrethana të reja, protestojnë për drejtësi. Nuk kishte si të jetë ndryshe. I falenderojmë përzemërsisht! Shihemi në protestë!”, ka shkruar Molliqaj.

Ndërkaq, Faton Klinaku nga OVL “UÇK” u ka bërë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës.

Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti’” në Prishtinë.

Kjo protestë e kësaj partie vjen pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, më 26 vjet burgim.

Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi sipas tij “në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia”.

Molliqaj, ndër të tjera, tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika