Policia arreston të miturin në shkollë, iu gjet një thikë

Një i mitur është arrestuar të premten në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, pasi atij i është sekuestruar një thikë

Ilustrim

Një i mitur është arrestuar të premten para orës 16:00, në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, të miturit i është sekuestruar një thikë.

“Pas pranimit të informatës për persona të dyshuar në oborrin e SHF ‘Dardania’, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin, mashkull  kosovar i mitur, tek i cili gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika