Policia jep detaje rreth aksidentit në fshatin Novosellë të Pejës

Pas aksidentit që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, të hënën e 26 dhjetorit, prej të cilit humbi jetën një person dhe u lënduan tre të tjerë, Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione rreth aksidentit që ka ndodhur këtë të hëne në fshatin Novosellё- Pejё, ku ishin tё pёrfshira dy vetura.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia njofton se si pasojё e kёtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore katёr persona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, dhe mё pas nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.

“Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs (IPK), pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje njoftohet se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika