Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për mbështetje afatgjate

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina ka nevojë për mbështetje ushtarake afatgjate

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet perëndimore duhet të jenë të përgatitura për të ofruar mbështetje afatgjate për Ukrainën.

Kjo për shkak se sipas tij Rusia nuk po tregon shenja të heqjes dorë nga agresioni i saj në Ukrainë.

Siç shkruan BBC, Stoltenberg ka theksuar se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran.

Pos kësaj do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

“Programi i mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës aktualisht”, ka thënë Stoltenberg për programin e Radio 4 Ëorld at One.

“Forcat ukrainase patën vrullin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi Stoltenberg.

Siç ka potencuar ai, e gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu përpiqen të fillojnë një ofensivë të re.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika