Arrestohen 10 persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Dhjetë persona janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pas hetimeve dymujore nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë rreth rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”. Pas kompletimit të rastit, me vendim të prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt

Dhjetë persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të drogës dhe për armëmbajtje pa leje, pas hetimeve dymujore nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar të dielën në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dymujore të rastit të koduar me emrin ‘Përsëritësi’, dje më datë 01.01.2023 rreth orës 17:15 në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor, gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.”

Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë, dhe janë kontrolluar pesë automjete, me ç’rast në cilësi të provave materiale, janë sekuestruar një sasi e dëshmive.

Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar “96.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 44.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 armë zjarri, 2 karikatorë, 17 fishekë, 358.8 euro të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikë, 4 telefona celularë, dhe një peshore digjitale”.

“Pas kompletimit të rastit, me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika