KFOR: Jemi duke kryer operacione për t’i hequr disa automjete të bllokuara në veri

KFOR-i ka njoftuar se është duke kryer operacione në veri të Kosovës për t’i liruar në tërësi rrugët e bllokuara

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se janë duke i kryer disa operacione në veri të Kosovës për ta mundësuar në tërësi lëvizjen e lirë.

Në njoftimin e tyre thuhet se janë duke i larguar disa automjete të bllokuara në rrugë dhe se kjo është në përputhje me mandatin e tyre të OKB-së.

Pas heqjes së barrikadave në Veri të Kosovës, kanë mbetur dy kamionë të djegur të cilët ishin vendosur në Zveçan te vendi i njohur si “Shkëmbi i Dudës”, të cilët pritet të largohen nga KFOR-i këtë të martë.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Pak ditë para Vitit të Ri, më 29 dhjetor të 2022-tës, barrikadat e vendosura nga serbët lokalë janë larguar.

Barrikadat ishin vendosur për shkak të arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili po mbahej në paraburgim si i dyshuar për kryerjen e veprave terroriste.

Pas zbutjes së masës së tij në arrest shtëpiak, u larguan edhe barrikadat.

Ato kishin qëndruar në veri për më shumë se dy javë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika