Kurti: Vuçiqi po e kërkon “makinën e kohës”, dëshiron të kthehet herë në 1999-n e herë në 2007-n

“Vuçiq ende dëshiron ndarje, dhe ai flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar nga stacioni", kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për "The Economist"

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për një kompromis me Kosovën.

Kreu i qeverisë kosovare në një intervistë për “The Economist” ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë.

“Vuçiq ende dëshiron ndarje, dhe ai flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje, ka deklaruar Kurti.

Sipas “The Economist”, shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin kokëfortë dhe kjo i ka humbur atij njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur topin e ashpër me Vuçiqin ka dhënë rezultate, si aplikimi për anëtarësim në BE dhe çështja e liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera, thuhet se arritja e një marrëveshjeje në mes të dy shteteve shihet problematike edhe në aspektin personal.

“Vuçiq dhe Kurti e përçmojnë njëri-tjetrin. Kur Vuçiq ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb; më 1 dhjetor, Vuçiq e quajti publikisht Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çdo raporti personal e bën shumë më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje”, përfundon “The Economist”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika