Të enjten e pesë janarit, njësitet e KFOR-it do të largojnë kamionët e vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se për shkak të sigurisë, një korsi e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se në mesditë rruga për qarkullim në drejtim Mitrovicë-Jarinjë do të jetë e mbyllur plotësisht përreth dy orë, derisa të largohen mjetet e rënda.
“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur ‘Përroi i Zhazhës’”, thuhet në njoftim.
“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, derisa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të riorientojnë trafikun”, vijon njoftimi.
Ndryshe, bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat ishin të vendosura nga serbët lokalë të komunave veriore serbe, janë larguar më 30 dhjetor.
Hiqen barrikadat, hapen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak