Moderatori Fis Juniku të premten i bashkohet banorëve të Big Brother VIP Kosova

Moderatori i emisionit “Barber Shok” që transmetohet në RTV Dukagjini do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Barber Shok me Fis Junikun

Këtë të premte shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të mbushet me disa banorë të rinj.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë spektaklit se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok” që transmetohet në RTV Dukagjini, Fisnik Juniku.

Krahas Fisit, pritet që mbrëmjen e së premtes të ketë edhe të tjera hyrje të reja.

Fisi përveçse moderator i emisionit që vë në fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3×3 Prishtina”.