Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për organizim të lojërave të fatit, shpërlarje parash dhe posedim të armëve

Nën akuzat se 13 persona janë përfshirë në organizim të skemave piramidale, bixhoz, shpërlarje parash si dhe mbajtje në pronësi të armëve, atyre u  është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)

Është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kundrejt 13 personave për organizim të skemave piramidale, bixhozit, shpërlarjes së parave si dhe për mbajtje në pronësi të armëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, 13 të akuzuarit, S.S., G.K., S.F., A.P., L.P., F.H., F.S., J.Gj., F.K., D.A., B.S., T.P dhe Rr.M., në bashkëkryerje, kanë organizuar lojëra të fatit, përkatësisht, bastore online, ndonëse ato ndalohen me ligj nga Republika e Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, vazhdimisht, nga koha e pavërtetuar e deri në mars 2021, në bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online, edhe pse me nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit në territorin e Republikës së Kosovës, nga muaji prill 2019, janë ndaluar të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim’ nga neni 294 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 2, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, dy nga të pandehurit i kanë deponuar paratë në sistemin bankar si të gatshme, duke fshehur origjinën e tyre përmes transfereve bankare.

“Të pandehurit G.K, S.F, duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në diapozitivin nën 1 dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtetë të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankar përmes deponimeve të të hollave të gatshme, pastaj e kanë kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t’i integrojë, duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme”, thuhet në njoftim.

Përpos shkeljeve të lartcekura, të pandehurëve të tjerë, përkatësisht, F.S., S.F dhe F.D., u janë gjetur armë, të cilat u janë konfiskuar.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika