Arrestohen dy persona të kërkuar, në Kaçanik dhe në Han të Elezit

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të kërkuar, njërin në Kaçanik, e tjetrin në Han të Elezit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të kërkuar, njërin në Kaçanik e tjetrin në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të PK-së, i arrestuari në Kaçanik dyshohet për veprë penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tjetri në Han të Elezit për “Kalim të paautorizuar të kufirit”.

“Me datën 10.01.2023 në ora 14:30 në rrugën ‘Ismajl Raka’ në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës  J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.”

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.

Ndërsa, në orën 21:25 në pikën kufitare Hani i Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani të Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit” me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, apo 300 euro, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika