Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur kanosje ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka theksuar se janë marrë masat e nevojshme

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen  e Krasniqit.

Më herët të mërkurën, ֝Burime të Gazetës Express kanë thënë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së.
Krahas kësaj, e njëjta ka shkruar se njëri prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika