Kurti në takim me kryetarin e BIK-ut, diskutojnë për Projektligjin për Liritë Fetare

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur të hënën në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për Projektligjin për Liritë Fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

Shefi i ekzekutivit në këtë takim ka shprehur mirënjohje për Myftiun Tërnava, për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

Ndër të tjera, është theksuar se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërkaq, myftiu Tërnava theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës edhe më tej do të jetë e përkushtuar që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare për të gjitha komunitetet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika